Bashkia e Prishtinës ka propozuar dje që të japë një bonus prej 50 euro për çdo të prekur nga koronavirusi, për të lehtësuar sado pak, siç tha Shpend Ahmeti, shpenzimet dhe vuajtjet e tyre.
Propozimi do t’i shkojë këshillit të Komunës.
Kjo e Prishtinës, një ide mjaft interesante, ka ardhur dje në kohën kur policët bashkiakë të Lali Erit padyshim kanë qënë duke mbushur blloqet, qytetarët, xhamat e makinave dhe shumë lokale apo njësi, me gjoba.
Sepse ata kanë një numër të caktuar gjobash që duhet të vënë, për shkak se Lalit i duhet buxheti për ta ndarë më tej, me kilentët e tij.
Asnjë masë, asnjë ide nuk kemi dëgjuar nga kryebashkiaku i rilindjes, për të qendruar në krah të të prekurve nga kjo pandemi, apo për të lehtësuar hallet në këto kohë të vështira.
Ky është ndryshimi.
Mos është më e pasur Bashkia e Prishtinës, se sa e Tiranës?
Aspak!
Bashkia e Tiranës, në krahasim me atë të Bashës dhe Ramës, e ka 4-fishuar buxhetin, duke qënë se ka rritur taksat dhe tarifat.
Ndryshimi është se në krye të Bashkisë së Prishtinës mesa duket është dikush që mendon për njerëzit, ndërsa ne kemi në Tiranë dikë që mendon për klientët e oligarkët./MAPO