BallinaAktualitetSkandali/Falsifikohen testet e Covid në Korçë, si u zbuluan dy shqiptarë nga...

Skandali/Falsifikohen testet e Covid në Korçë, si u zbuluan dy shqiptarë nga autoritetet greke (Emrat)

spot_img
spot_img

Organet greke të sigurisë janë vënë në alarm pas informacioneve të shërbimeve greke të sigurisë, se në zonën e Korçës ekzistojnë laboratorë, të cilët falsifikojnë përgjigjet e testeve negative PCR. Këto të fundit shërbejnë së bashku me formën PFL, për të hyrë në territorin grek.

Dy ditë më parë janë arrestuar në territorin grek dy shtetas shqiptarë me test të falsifikuar, të cilët u thanë autoriteteve greke se testet i kishin marrë në një agjenci udhëtarësh në Korçë, ndërsa me gjasa janë të implikuar edhe policë shqiptare që shërbejnë në këtë pikë kufitare. Të arrestuarit janë  Idajet Tocka dhe Ina Veliu.

Sipas informacioneve të shërbimeve greke, trafikantët kanë shfrytëzuar mungesën e ekipit të mjekëve që kryejnë testet verifikuese rapid test në pikën kufitare, duke e kthyer doganën e Kapshticës në një pikë të kuqe për infektimin nga Covid për Greqinë e veriut.

Raportohet se ditët e fundit janë shtuar ndjeshëm numrat e të infektuarve që hyjnë në vend nga kjo doganë, përkundër doganës së Kakavijës, prej të cilës kanë hyrë një numër shumë i vogël të infektuarish.

Autoritetet greke sqarojnë se pavarësisht testetve të sakta PCR të kryera në laboratorët e akredituar për Covidin, ekziston një mundësi infektimi gjatë periudhës disa orëshe nga njëri test në tjetrin.

Numri i shtuar i të prekurve në Shqipëri, ka detyruar qëverinë greke të përgatisë shtrëngim të masave kufizuese për punonjësit sezonalë fillimisht dhe me gjasa një mbyllje totale të kufirit që prej javës së parë dhjetorit. Masat shtesë priten të bëhen publike pasditen e së premtes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular