BallinaAktualitetSPAK i përgjigjet 'flakë për flakë' ambasadores Yuri Kim për korrupsionin!

SPAK i përgjigjet ‘flakë për flakë’ ambasadores Yuri Kim për korrupsionin!

spot_img
spot_img

Vetëm 3 ditë më parë ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, inkurajojë SPAK që të vazhdojnë hetimet dhe të mos dorëzohen veçanërisht në luftën kundër korrupsionit.

Në një postim në Twitter, këtë të hënën, ambasadorja kërkonte nga kjo strukturë ku i mban shpresat gjithë Shqipëria për vendosjen më në fund të drejtësisë, që të vazhdojnë rrugën që kanë nisur në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Hetimet dhe akuzat e SPAK-ut janë inkurajuese — një shenjë e qartë që SPAK po ecën hap pas hapi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Vazhdoni rrugën. Qëndroni të fortë. Vazhdoni të bëni punën tuaj të rëndësishme. SHBA jane me popullin shqiptar në mbështetje të reformës në drejtësi”, shkruante ambasadorja.

Dhe menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe përgjigjja dhe reflektimi “flakë për flakë”, nga ana e SPAK.

Këtë të enjte pasi ata kanë “kopsitur” hetimin e parë ndaj korrupsionit të zyrtarëve të shtetit, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 120 orë punë të detyrueshme në komunitet Vilson Meminin.

Ai akuzohej për “korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë detyrë publike”.

Memini u vu nën hetim nga ana e Prokurorisë së Posaçme, pasi tentoi të korruptonte një efektiv policie duke i dhënë 1 mijë lekë të reja.

Ky është vendimi i parë që GJKKO dënon një person të akuzuar për korrupsion.

Burime nga Gjykata e Posaçme bëjnë me dije se ka edhe shumë raste të tjera të kësaj natyre që janë në shqyrtim në këtë institucion, i cili u ngrit për të hetuar e gjykuar korrupsionin në nivele të larta.

Në çdo raport të ndërkombëtarëve, si dhe te kushtet e BE-së për hapjen e negociatave, kryefjalë është  lufta kundër korrupsionit në nivele të larta dhe hetimi i aferave qindra milionë euro. Duket si estradë por tashmë është fakt dhe historike që këtë betejë SPAK i famshëm, e themeloi veten me goditjen e një korrupsioni prej 1 mijë lekësh!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular