Më pak se një javë nga 1-vjetori i tërmetit të 26 nëntorit që goditi vendin tonë, Prokuroria e Durrësit ka njoftuar se ka përfunduar hetimet.
Mësohet se Prokuroria e Durrësit ka dërguar për gjykim 16 persona, kryesisht ish-zyrtarë.
Me konkretisht nga ana e organit të akuzës u dërguan për gjykim në funksion të çështjes penale nr. 2466, viti 2019, të pandehurit si vijon:
-Ramiz Shehu, të akuzuar sipas nenit 85 të Kodit Penal,
-Nevjana Isufi, të akuzuar sipas nenit 186/1 të Kodit Penal,
-Abdulla Osmani, të akuzuar sipas nenit 85 të Kodit Penal,
-Ruzhdi Xheka, të akuzuar sipas nenit 85 të Kodit Penal,
-Arben Isaku, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
-Aldo Dakoveli, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
-Artur Terziu, të akuzuar sipas nenit 186/1 dhe 199/a/3 të Kodit Penal,
-Artur Çela, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
-Klajdi Lame, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
-Flamur Gjuzi, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
-Albrend Qetka, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
-Skerdi Bello, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
-Artenis Malko, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
-Deshira Qato, të akuzuar sipas nenit 85 të Kodit Penal,
-Arben Qato, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal dhe
-Kujtim Hasa, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
si dhe është kërkuar
-Pushimi i ndjekjes penale për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Defrim Celami.
-Pushimi i ndjekjes penale për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Ahmet Doda.
Si pasojë e këtij tërmeti kujtojmë se u dëmtuan një numër i konsiderueshëm banesash dhe objektesh të tjera, ndërsa humbën jetën gjithsej 51 persona.
Vetëm në qytetin e Durrësit u regjistruan 23 viktima.
Hetimet nisën në momentin kur dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në vdekjen e njerëzve kanë ardhur edhe si shkak i ndërtimeve të kryera pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimeve, si dhe për shkak të ndërtimeve të kryera pa lejen e organeve kompetente.