BallinaAktualitetKryeinfermierja e Spitalit Infektiv Merita (Ndreu) Sefa feston ditëlindjen në pavijon në...

Kryeinfermierja e Spitalit Infektiv Merita (Ndreu) Sefa feston ditëlindjen në pavijon në përballje me Covid-19

spot_img
spot_img

Kryeinfermierja e Spitalit Infektiv, Merita (Ndreu) Sefa ka festuar përvjetorin e saj të lindjes në shërbim të pacientëve të infektuar me Covid-19. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë në rrjetet sociale dy foto të Sefës duke e uruar për këtë ditë të veçantë ndërsa shkruan se është krenare për shpirtin e sakrificës dhe forcën e saj.

“Siç bën çdo ditë prej thuajse 9 muajsh, edhe sot në ditën e saj të lindjes, Merita Sefa, forca dhe zemra e infermierëve të infektivit, është në vijën e parë të përballjes me armikun e padukshëm Covid-19Rita, siç e thërrasin të gjithë, i shërben pacientëve të prekur nga Covid-19 me energji të pashtershme e profesionalizëm të lartë.

Jam krenare për shpirtin e sakrificës dhe forcën e kryeinfermieres së spitalit infektiv, simbol i njerëzve të punës, ashtu si të gjithë mjekët, infermierët, stafet e urgjencës, farmacistët, sanitaret e palodhura në të gjitha strukturat tona, që meritojnë veçse mirënjohje, teksa janë në shërbim ditë-natë, në misionin fisnik për të shpëtuar jetë. Edhe 100 Merita”, shkruan ministrja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular