BallinaKryesoreYlli Rakipi bukos me një pyetje Spiropalin për Bashën, ajo shmanget!

Ylli Rakipi bukos me një pyetje Spiropalin për Bashën, ajo shmanget!

Gazetari Ylli Rakipi insistoi në Çim Peka LIVE te vetëm një pyetje për ministren Elisa Spiropali.

“Çfarë ka bërë zoti Basha?” e pyeti ai disa herë zonjën Spiropali, por ajo u shmang disa herë.

“Pse e mbroni Bashën sikur ai të jetë një bebe?” tha Spiropali.

“Unë dua të pyes se çfarë të keqe ka bërë Lulzim Basha?” insistoi disa herë Rakipi.

“Lulzim Basha nuk bën as mirë as keq se nuk bën asnjë punë. Unë merrem me faktin se Lulzim Basha nuk di të përgjigjet,” tha ajo.

Rakipi tha se Basha ka deklaruar se nuk e njeh Milaim Bellanicën.

“Ai njeri duhet të merret dhe të dërgohet në spital dhe të marrë kurat e nevojshme,” tha Rakipi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular