BallinaKryesoreDr.Besnik Jaku: Përdorimi i mjekëve për fushatë politike turp i madh! 7...

Dr.Besnik Jaku: Përdorimi i mjekëve për fushatë politike turp i madh! 7 pyetje për “ekspertët”

Nga Besnik Jaku

Të shfrytëzosh mjekët e infektivit për fushatë politike dhe propagandë në këtë situatë të vështirë dhe kaotike që po kalon Shqipëria, është një turp i madh nga qeveria.
Heronjtë tanë po punojnë ditë-natë, po sakrifikojnë, po shpëtojnë jetë njerëzish, por ka dhe nga ata ‘mjek’ të cilët po keqpërdoren nga partia dhe po abuzojnë në kurriz të fatkeqësisë që e ka zën popullin.
Në rregull pra, unë disa pyetje të thjeshta kam, por që tregojnë shumë dhe shpresoj të më jepni të paktën 1 përgjigje të vetme.
• Për këtë komitetin e ekspertave dhe qeverinë tonë, më thoni pak ju lutem:
1) Përse nuk kemi pajisjet e posaçme mbrojtëse për mjekët e familjes, mjekët e poliklinikave dhe mjekët e spitaleve rajonale?
2) Përse nuk i jepet paga shtesë për këta mjek dhe personelin e tyre?
3) Përse nuk vlerësohet dhe puna e tyre në përballjen me pandeminë, por vetëm puna e atyre në infektivë?
4) Përse është përqendruar puna në mënyrë aspak profesionale, faktor i cili ka sjellë shumë humbje jetësh dhe kolapsin spitalor vetëm tek infektivi?
5) PSE MOR PSE? Përse janë harruar jashtë vëmendies të opinionit publik dhe mbështetjes financiare të gjithë mjekët e lartpërmendur?
6) Çfarë dreqin duhet të bëjnë më shumë këta ‘ushtarë’ të vijës së parë? Edhe sa jetë duhen humbur që qeveria të mari masat mbrojtëse profesionale dhe t’i japi pagat shtesë të MERITUARA?
7) Përse nuk ka transparencë për numrin e lartë të infektuarve midis ‘bluzave të bardha’? Në të gjitha spitalet rajonale dhe poliklinika po infektohen përditë me qindra mjekë ku dhe disa prej tyre fatkeqësisht kanë humbur jetën prej virusit.
Pra miq, ku është qeveria këtu? Përse nuk po merren masa? Kaq e vështirë është?
Po na transmetohet nga ata vetëm pamjet brenda spitalir infektivë, me pajisje të fjalës fundit, me pagat shtesë dhe reklamat televizive vetëm se disa prej tyre kanë pranuar të përdoren politikisht.
Keni kaluar cakun dhe çdo lloj limiti me këtë paaftësi për menaxhimin e pandemisë. BOLL i përdoret politikisht mjekët!!! Po bëhet fjalë për jetë njerëzish dhe jo lojra fëmijësh.
Shqiptarët po paguajnë një kosto shumë të lartë për blerjen e barnave dhe kjo përsëri është një problem. Ata po e paguajnë me JETË shëndetin e tyre dhe familjarëve.
Ah po, po ato pagesat që po i bëhen anëtarëve të komitetit?
Dikush largohet me charter, e dikush tjetër e ka zënë halli për t’u shtruar në infektivë. E për çfarë? Vetëm nga paaftësia menaxhuese dhe papërgjegjshmëria e qeverisë në kohën e pandemisë.
Kështu që, ju lutem, mos i përdorni mjekët për propagandë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular