Një aksident me dy të vdekur është regjistruar pasditen e djeshme në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit. Mjeti me drejtues Neki Kaloshi po udhëtonte me babanë Besnik Kaloshi, nënën Defha Kaloshi dhe fqinjin Hider Daci.
Si pasojë e shpejtësisë drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin makinës duke dalë nga rruga, për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme fqinji Hilder Daci. Ditën e sotme është raportuar dhe ndarja nga jeta e Defha Kaloshi.
Policia ka bërë arrestimin e drejtuesit të mjetit hoxhë Neki Kaloshit. Imami Ahmed Kalaja, përmes një postimi në facebook, kërkon nga ndjekësit e tij që të luten për hoxhën Kaloshin, i cili ka humbur nënën dhe fqinjin e tij.
Postimi i Ahmed Kalasë në Facebook
Hoxha i nderuar edhe vëllai ynë Neki Kaloshi pas një aksidenti; humbi nënën e tij edhe komshiun e tij; ndërkohë që babai ka dalë nga rreziku për jetën.
Ai vetë është jashtë çdo rreziku për jetën Elhamdulilah. Bëni dua për nënën e tij!
Bëni dua për fqinjin e tij! Bëni dua për familjen e tij!
Bëni dua për Nekiu ta kalojë këtë sprovë këtë hall me durim!
Gazeta Shqip
Mos keni frikë, kapacitet spitalore janë