BallinaKronikeAtentati me vdekje ndaj vëllezërve Haxhia, SPAK merr në pyetje të penduarin

Atentati me vdekje ndaj vëllezërve Haxhia, SPAK merr në pyetje të penduarin

SPAK ka marrë në  pyetje Klevis Allën një nga personat që mori pjesë në ekzekutimin e dy vëllezërve Haxhia, ngjarje e ndodhur në prill të këtij viti në Durrës.

Seanca për marrjen në pyetje të Allës dje nga prokurorët që po drejtojnë hetimet e vrasjes së dyfishtë konsiston në ballafaqimin e rezultateve të deritanishme me dëshminë e Allës, i cili ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Dëshmia e tij hodhi dritë mbi dy vrasjet e dyfishta të ndodhura në Durrës në Mars dhe Prill në Nish tull të Durrësit. Pas dëshmisë së Allës policia Arrestoi dhe shpalli në kërkim Talo Çelën dhe Nuredin Dumanin, të dyshuar si të përfshirë në të dyja këto ngjarje.

Klevis Alla është një ndër të fundit në listën e atyre që pasi është zbuluar si autor i një krimi merr vendimin për të bashkëpunuar me Drejtësinë, duke shmangur të paktën një dënim të rëndë, e sidomos kur është vetëm 22 vjeç.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular