Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në segmentin Peshkopi-Maqellarë.
Abcnews.al mëson se në vendin e quajtur kthesa e Melanit, mjeti tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përrua.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë rrëshqitja për shkak të ngricave. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.