Një person ka tërhequr zvarrë me makinë një qen, ditën e sotme në Durrës. Lajmin e ka bërë të ditur JOQ ku dhe ka postuar foton e qenit që tërhiqej nga një makinë gri tip benz.
Ende nuk dihet se cila është arsyeja e keqtrajtimit të qenit. Por kjo nuk është hera e parë ndodh në këtë qytet, pasi më parë është kapur dhe një rast keqtrajtimi të qenit. Qytetari që tërhoqi zvarrë me makinë qenin e tij në Sukth, sot nuk jeton më për shkak të një infrakti që ka pësuar.