BallinaAktualitetFutbolli në zi/Shuhet legjenda e futbollit Argjenitas dhe Napolit

Futbolli në zi/Shuhet legjenda e futbollit Argjenitas dhe Napolit

Shuhet legjenda e futbollit argjenitas dhe Napolit Diego Maradona. Para disa ditesh iu nenshtrua operacionit ne koke. Sipas mjekut Maradona kishte nje mpikse ne tru.

Lajmin e kanë konfirmuar mediat argjentinase teksa shkruajnë se ai ka pësuar një arrest kardiak.

Para disa javesh vajza e Diego Maradona ka ngritur shqetësimin për shëndetin e babait, pasi ai sipas saj po vritet nga brenda. Giannina Maradona, 30 vjeçe, përmes një postimi në rrjetet sociale tha se; “A e mbani mend që ka pasur një kopsht zoologjik në të cilin mund të bënit fotografi me një luan gjigant? E ushqenin mirë bishën dhe e përdornin pa ia prekur krenarinë. Ka një ngjashmëri të frikshme me realitetin. Lutuni për të! Ai nuk po vdes se trupi i tij ka vendosur të reagojë kështu, ai po vritet përbrenda. Unë nuk besoi në parametra normale, por kjo është jashtë realitetit që ai meriton”, shkruante e bija në një postim në Instagram.

Mediat lokale raportojnë se mesazhi disi i fshehtë i referohet babait të saj, i cili kohët e fundit ka pasur probleme shëndetësore, raportoi Daily Mail.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e legjendës argjentinase për të bijën. Edhe ky i fundit përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan: “Unë nuk po vdes. Fle në paqe, sepse jam duke punuar. Më dhemb shumë humbja me Estudiantes. Nuk e di se çfarë ka dashur të thoshte apo nënkuptonte Gianinna. E di që tani, ndërsa po plakesh, kujdeseni më shumë për ato që lini pas sesa për ato që jeni duke bërë. Dua t’u them të gjithëve se do ta dhuroj pasurinë. Gjithçka kam fituar në jetën time do ta fal. Por jo tani, sepse jam shumë i shëndetshëm”, shkruante Maradona krahas videos që kishte postuar në Instagram.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular