Ambasadori i Kosovës në vendin tonë, Nait Hasani ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hasani, ku përmes një statusi sqaron se ka simptona të lehta dhe se është karantinuar duke respektuar masat anticovid.
Më tej, ai i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për të parandaluar përhapjen e virusit.
Statusi i plotë:
Të nderuar miq !
Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta.
Në përputhje me protokollin shëndetësor të IKSHPK- së, kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit.
Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht, këshillat e autoriteteve shëndetësore.