BallinaAktualitetKrimi i organizuar kontrollon 40% të tregut’, Ngjela: Qeveria s’po bën studime!...

Krimi i organizuar kontrollon 40% të tregut’, Ngjela: Qeveria s’po bën studime! Mund të humbasim dhe ekonominë dhe shëndetësinë

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka thënë në “open” se situata e krijuar nga pandemia, ku shumësyresh janë në dilemë nëse duhet të kemi parësore shëndetin apo ekonominë, tha se në çdo vend të botës, është shëndeti i njeriut parësor, por pa lënë mënjanë ekonominë.

Ngjela tha se 40% e tregut kontrollohet nga krimi i organizuar, i cili në fakt po e dëmton tregun. Avokati apeloi për studime efikase të qeverisë, duke mbajtur një raport të drejtë mes shëndetit dhe financave, pasi nuk bëjnë dot pa njëra-tjetrën.

Ngjela: Nuk jam në tryezë. Nuk është arsye politike për të rrëzuar qeverinë, është nocion agurith. Pandemia godet edhe tregun kërkon dhe para. Ato 500 mln janë para që nuk hyjnë fare në listë. Duke goditur tregun pandemia nuk gjen dot para. E godet te puna dhe prodhimi. Anët sipërfaqësore me rritjen e pagave, dhe pse duken se është sociale, nuk është sociale. Është futja e parave në treg. Është koncept pak ekonomik. Ne nuk flasim dot pastaj sa futen në treg pasi nuk e dimë se sa ka rënë konsumi. Tregu jo vetëm që është goditur nga pandemia, por dhe mungesa e ligjit, sepse funksionon jashtë konkurencës, ka korrupsion. Krimi i organizuar drejton 40% të tregurt. Kam të dhëna, mbase s’jam i saktë. Dhe ky krim nuk del me armë në dorë, është niveli i lartë. Këta po kërkojnë të heqin para nga tregu. Çfarë po bën qeveria? Nuk e di. Ajo që mendoj unë është që ne nuk e dimë se sa do vazhdojë pandemia. Po të ishte luftë çfarë do zgjidhnim? Shëndetin apo tregun? Ç’më duhen mua ato 500 milionë. Nuk duhet të oreket tregu. Nëse goditet tregu për shëndetin mund të fundosen të dyja. S’e dimë ku e ka prioritetin qeveria, te tregu apo shëndeti. Problemi është që a kanë ekspert këta për të balancuar situatën? Pandemia godet tregun dhe kërkon para.

Kadia: Z.Ngjela ka shumë të drejtë.

Ngjela: Qeveria duhet të nxjerrë një ekspert. Nuk dimë nuk kemi të dhëna se si po shkon ekonomia. Qeveria i mban popullit sekrete. Mbase jam i informuar apo jo, unë i qendroj mendimit tim.

Kadia: Kemi disa dimensione. Ne po themi që do rriten pagat për mjekët, për mësuesit. Ka para. Po bëjmë planin për buxhetin më të madh me prioritet për shëndetësinë. Pak më para u tha se janë marrë shumë para dhe ku janë. Dëmi që iu bë ekonomisë ishte i lartë. Të ardhurat normal do bien. Këtë vit për shkak të krizës ekonomike jemi në këtë gjendje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular