BallinaKryesore"Shkollat i janë dorëzuar pandemisë", Luçiano Boçi publikon mesazhet e prindërve që...

“Shkollat i janë dorëzuar pandemisë”, Luçiano Boçi publikon mesazhet e prindërve që tregojnë se mësuesit janë të infektuar

“Shkollat i janë dorëzuar pandemisë”. Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi publikon mesazhet e prindërve që janë tregojnë se mësuesit janë të infektuar dhe se nuk mund të zhvillohet mësim.

Boçi postoi mesazhe në Facebook menjëherë pasi ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se shkollat nuk janë burim infektimi të Covid, edhe pse u mor vendimi për të zhvilluar një mësim të alternuar, online dhe në klasa.

“Mësuesit janë të infektuar. Në shkolla nuk bëhët mësim. “MASHTRIM-20. Si tha Rama me Ministren e tij fasadë?! “Shkollat janë vendet më të sigurta se çdo vend tjetër nga covid-19”!!!!? Mashtrim më spektakolar se ky nuk gjen! Mashtrim-20 në analogji me Covid-19. Ndërkoh? e vërteta është krejt ndryshe. Mësuesit që kanë humbur jetën janë me dhjetëra! Mësues të infektuar janë me qindra! F?mij? t? infektuar janë me mijëra! Dhe asnjë masë financiare të dedikuar ndaj tyre”, shkruan Boçi.

Ish-deputeti demokrat më tej thekson se “shkollat i janë dorëzuar pandemisë, sepse Rama nuk do të harxhojë asnjë qindarkë për kujdesin ndaj nxënësve, ndaj prindërve të tyre e ndaj mësuesve.
Mjaftojnë këto dy mesazhe mes qindrave, që ngrejnë alarmin për gjendjen në shkolla dhe hedhin poshtë mashtrimet e Ramës dhe fasadës së tij”.

Më poshtë ai e shoqëron postimin me dy foto mesazhe të dërguara në adresë të ish-deputetit ku bëhet e ditur problemet që kanë në shkollat 1 Maji dhe Ahmet Gashi në Laprakë.

Shkollat në vatra të Covid, ish-deputeti del kundër Manastirliut

Shkollat në vatra të Covid, ish-deputeti del kundër Manastirliut

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular