Një ngjarje tmerrshme i ndodhi familjes Obërtinca nga Prishtina natën e 23 nëntorit. Vajza e tyre, Marigona që njihej si grimere vdiq në QKUK, pasi u dërgua në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Marigona Obertinca, e cila la pas një djalë të vogël, dyshohet se ndërroi jetë nga mbidoza. Ishte pikërisht motra e saj që njoftoi për vdekjen e Marigonës.
“Erdhe në këtë jetë në Nëntor, Nëntori të morri. Qysh kemi me festuar 28 Nëntorin tash e tutje?” janë fjalët e saj.
Mediat dje, kanë raportuar se “make-up” artistja kosovare ka vdekur nga mbidoza. Për këtë rast, ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës. Policia ka njoftuar se me datë 23 nëntor, ka ndodhur një vdekje e dyshimtë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se viktima femër, e cila (me: 22.11.2020-23:15) ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë.
“QKUK, Prishtinë 23.11.2020 – 22:15. Viktima femër e Kosoves e cila (me: 22.11.2020-23:15) ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia e Kosovës.