BallinaAktualitet“O vëlla, na thave krahët!”/ Miqtë në lot për vdekjen e mjekut...

“O vëlla, na thave krahët!”/ Miqtë në lot për vdekjen e mjekut të QSUT-së: Lusnim Zotin përditë…(Foto)

Humbi jetën sot si pasojë e Covid-19, mjeku i njohur i QSUT, Bledi Nini. Ky lajm ka trishtuar familjarë, kolegë e miq të mjekut.

Aktivisti Erion Kristo ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të doktor Ninit. “O vëlla, po pse ike? Na thave krahët!” shkruan ndër të tjera i pikëlluar Kristo.

Postimi i Erion Kristos në Facebook

O vëlla, po pse ike? Na thave krahët! Ne prisnim fitoren tënde, po kjo gjëja e zezë të mori. Do na mungojë humori dhe e qeshura jote. Do i mungosh familjes, gruas dhe fëmijëve, prindërve të mrekullueshëm dhe motrës. Do i mungosh kolegëve dhe pacientëve.

Do na mungojnë këshillat e tua. Mjekët e shkëlqyer që na rekomandoje. Po sa lojëra kemi bërë bashkë o vlla. Po sa herë i kthyem përmbys shtëpitë tona. Po të deshëm o vlla.

Po ky virusi i poshtër na tmerroi. Është si bandë mongolësh në një fshat të pambrojtur o vëlla. Ka njerëz që nuk besojnë. As unë nuk besoja që do ikje. Lusnim Zotin përditë për ty, po nuk na dëgjoi. Të donte për vete. Doktor Bledi Nini ka ndërruar jetë. Nuk e besojmë dot. Ishe në lule të jetës vëlla. Fjalët nuk më vijnë më.

“O vëlla, na thave krahët!”/ Miqtë në lot

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular