BallinaKronikeTragjike/Djali harron të ngrejë frenat e dorës, furgoni shtyp për vdekje babain...

Tragjike/Djali harron të ngrejë frenat e dorës, furgoni shtyp për vdekje babain e moshuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Krahës në Bashkinë Memaliaj.

Një 67 vjeçar humbi jetën teksa u shtyp nga furgoni i cili ka qenë në pronësi të djalit të tij.

Mjeti tip Ford u parkua nga djali i viktimës para banesës në Krahës por kishte harruar të vendoste frenat e dorës pasi vendi i parkimit ishte dishezë e thepisur. Në këto momente furgoni vazhdoi rrugën pa shofer brenda ndërkohë që drejtuesi tentoi të bëhej barrikadë për ta ndaluar.

Për pasojë shoferit iu thye këmba ndërsa automjeti mori përpara kryefamiljarin Bedri Hoxha, 67 vjeç, ish arsimtar i cili kishte një vit që kishte dalë në pension. Mesohet se Hoxha vdiq ne vend si pasoje e plagëve të marra ndërsa djali i tij është shtruar në spital me frakture në gjymtyrë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular