BallinaUncategorizedXi-Merkel diskutojnë shpërndarjen e vaksinave pas samitit të G20-s

Xi-Merkel diskutojnë shpërndarjen e vaksinave pas samitit të G20-s

Presidenti kinez Xi Jinping tha se Kina është e gatshme të punojë me Gjermaninë për bashkërendimin e vaksinave për të garantuar një shpërndarje të drejtë dhe efikase të vaksinave COVID-19 në të gjithë botën, veçanërisht në vendet në zhvillim.

Xi e tha këtë gjatë një bisede telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel të martën, pak ditë pas përfundimit të samitit të G20-s.

Vendet evropiane po përballen me një valë të dytë të koronavirusit dhe vendet duhet të bashkojnë duart për të goditur virusin, tha presidenti Xi.

Kreu kinez i tha kancelares gjermane se Kina shpreson që Gjermania dhe BE-ja do të qëndrojnë të hapura për kompanitë kineze dhe bashkëpunimi dypalësh duhet të karakterizohet nga respekti i ndërsjellë, përfitim i ndërsjellë dhe bashkëpunim i favorshëm.

Duke iu referuar strategjisë së re të zhvillimit, presidenti Xi tha se Kina do të vazhdojë të zgjerojë tregun e saj të brendshëm dhe të hapet, gjë që do të sjellë mundësi të reja për kompanitë gjermane.

Duke folur për marrëdhëniet Kinë-BE, presidenti Xi tha se bashkëpunimi dypalësh është strategjikisht i rëndësishëm në kushtet e mjedisit të tanishëm të ndërlikuar ndërkombëtar.

Ai tha se shpreson që të dy palët të përshpejtojnë negociatat për arritjen e marrëveshjes së investimit Kinë-BE deri në fund të këtij viti.

Nga ana e saj, Merkel tha se shpreson të vijojë promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm dhe të shëndoshë të marrëdhënieve Gjermani-Kinë dhe BE-Kinë. Ajo gjithashtu theksoi se Gjermania shpreson të përfundojë një marrëveshje investimi Kinë-BE siç është planifikuar dhe se të dy vendet mund të forcojnë bashkëpunimin në shpërndarjen e vaksinave, investimet, ndryshimin e klimës dhe mbrojtjen e mjedisit. (Albana)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular