BallinaKryesore14 ditë raport i paguar për çdo të karantinuar

14 ditë raport i paguar për çdo të karantinuar

Mjeku i familjes lëshon dokumentin e paaftësisë në punë

Çdo kush qe izolohet në shtëpi si pasoje e koronavirusit pajiset me një raport mjekësor i cili paguhet 100%.  Nuk ka rendësi nëse je i infektuar me COVID, person kontakti apo suspekt, nëse kontaktoni me mjekun e familje dhe izolohesh përfiton raport paaftësie.

Në momenti që pacienti telefonon ose paraqitet tek mjeku i familjes e paraqet që ka shenja të virusit atëherë ai kartelizohet për këtë sëmundje dhe pajiset me modularin e paaftësisë në punë. Mjeku i familjes lëshon modularin për 14 dite është i pagueshëm”.

Kontakti me mjekun e familjes është i domosdoshëm edhe për të përfituar nga dy skemat e mjekimit falas për ata që rezultojnë me tampon pozitiv.

Simptomat e viruseve të gripit dhe virusit të COVID-it përngjasojnë në fillimet  e tyre, pra kur pacienti paraqitet me simptomat e para ne i japim këshillat për mjekime simptomatike dhe japim këshillimet me shumë dieta dhe ushqimet dhe ndërkohë bëhet raportimi për tampon, gjate kësaj kohe pacienti merr mjekime simptomatike dhe në momentin që tampon del pozitiv atëherë ne i japin një nga skemat pasi përcaktohet stadifikimi nga mjeku i familjes”.

Mjeku i familjes është i vetmi specialist që në përfundim të karantinimit dhe pasi gjykon se pacienti nuk ka nevojë më për izolim lëshon vërtetimin që kërkohet në çdo institucion dhe që fakton se tashmë jeni shëruar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular