BallinaAktualitetSpitalet greke pranë kolapsit? Nis transporti me avion i të prekurve me...

Spitalet greke pranë kolapsit? Nis transporti me avion i të prekurve me Covid

Mëngjesin e sotëm, tre pacientë me koronavirus në Greqi janë transportuar me një avion C130, i cili u nis nga Aeroporti Elefsina për në Kavala.

Avioni ka marrë pacientët e sëmurë me koronavirus që po trajtoheshin në Spitalin e Dramës për ti transportuar për në Athinë.

Mediat vendase bëjnë të ditur se avioni ka kapacitetin për të transportuar tre pacientë, secili prej të cilëve duhet të shoqërohet nga një mjek, i cili do të jetë përgjegjës derisa pacienti të pranohet në një spital në Atikë.

Sipas raportimeve pacientët janë nga 75 deri në 76 vjeç dhe do të mjekohen në spitalet “Evangelismos”, “Attikon” dhe “Sotiria”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular