BallinaOP EDTre skenare të mundshme të ekonomise botërore pas Covid-19  

Tre skenare të mundshme të ekonomise botërore pas Covid-19  

Nga Gledis Muhametaj
Më poshtë kam analizuar 3 skenare  se si virusi, masat e bllokimit dhe rrjedhimisht ekonomitë e ndryshme mund të evoluojnë ne nje periudhe 2 vjecare nga tani. Eshtë e panevojshme të thuhet se këto skenarë nuk mund  të parashikojnë plotësisht realitetin, por unë shpresoj qe të mund të japin një pikë referimi për ekstremet ashtu edhe për opsionin e mesem . Në secilin rast, kam paraqitur disa faktorë të mundshëm shëndetësorë që mund të jenë nxitës i skenarëve ekonomike – megjithëse do të theksoja perseri qe këto nuk synojne të interpretohen si parashikime.
Skenari 1: Rikthehen bllokimet e dimrit
Fillon në të njëjtën mënyrë, me një forcim gradual të masave të bllokimit. Ne këtë skenar, virusi kthehet me i fortë se tani ne fillim te muajit te ardhshëm e praktikisht ne fillim te dimrit, përkundër përpjekjeve të testimit dhe gjurmimit të kontakteve, përhapja e re shtyn shumicën e ekonomive përsëri në bllokim.
Menaxhimi i krizës është më me përvojë se në pranverën e vitit 2020 dhe masat e kontrollit mund të jenë më të personalizuara, duke mbajtur në funksion disa rajone dhe sektorë. Për qëllime indikative, po supozoj se do të duhet deri në Prill 2021 para se virusi të rikthehet nën kontroll dhe ekonomitë, si dhe shoqëritë, të fillojnë të kthehen në normalitet. Ky është një ‘rikuperim në formë W’ ose sic njihet me emrin ‘W-shaped Recovery’.
Rritja e PBB-së do të ishte ne vlere,  më e ulët në vitin 2020, por më e lartë në vitin 2021. Sidoqoftë, mund të duhet deri në fund të vitit 2022 para se shumica e ekonomive të kthehen në nivelet e tyre të para krizës .
Skenari 2: Rasti ‘më i mirë’
Në skenarin ‘më të mirë’, bota perëndimore ndjek gjurmët e Shteteve te Bashkuara te Amerikes duke i dhënë fund bllokimeve sa më shpejt pavarësisht një rritje te kurbes së infektimeve. Ky skenar supozon gjithashtu që virusi nuk merr nje rritje përsëri në dimër, ose sepse një pjesë më e madhe se sa pritej e njerëzve tashmë kanë pasur virusin dhe kanë krijuar imunitet, ose sepse masat e kontrollit bëhen shumë më efektive dhe shtetet fitojne eksperience ne kontrollin testimin bllokimin dhe parandalimin e tij.
Edhe kështu, disa humbje ekonomike nuk do të kompensohen menjëherë. Por masat qeveritare si garancitë, mbështetja e likuiditetit dhe skemat e punës për një kohë të shkurtër nxisin një kthim të shpejtë dhe të fortë, pavarësisht nga disa ndryshime në të gjithë vendet, varësisht nga koha kur përfundojnë masat e bllokimit. Ky është efektivisht një skenar i rimëkëmbjes ‘në formë V’ ose ‘V-shaped Recovery’. Në këtë skenar, shumica e ekonomive do të përjetonin një recesion të butë prej rreth 2-3%, por rritja në 2021 do të përshpejtohej, duke i kthyer shumicën e ekonomive në nivelet e tyre të para krizës.
Skenari 3: Rasti ‘më i keq’
Për të dhënë një sens se si mund të duket skenari më i keq për ekonominë globale, supozoj se do te kemi bllokim te plote dhe masat e bllokimit zgjasin deri në fund të dimrit.
Po supozojmë që gjërat të kthehen në normalitet ne fillim vitin 2022, ndoshta nëse një vaksinë zhvillohet dhe mund të vendoset ne perdorim masiv gjatë muajve të dimrit. Shërimi këtu mund të jetë pak më i shpejtë dhe më i fortë se në skenarët e tjerë, pasi virusi supozohet të jetë plotësisht nën kontroll. Ky është një rikuperim ‘në formë L’, ose ‘L-shaped Recovery” i cili karakterizohet nga nje norme shume e ngadalte rikuperimi dhe papunesi persistente. Eshtë e panevojshme të thuhet, ky është një skenar ekstrem me shumë trazira ekonomike, shoqërore dhe politike, dhe si i tille nuk duket shumë i mundshëm në këtë fazë. Në këtë skenar, shumica e ekonomive do të përjetonin një tkurrje të paparë dhe pothuajse të paimagjinueshme deri ne fund te dimrit. Viti 2020 do të hynte në librat e historisë si viti me recesionin më të rëndë të regjistruar, duke parë shumicën e ekonomive që tkurren me ritme dyshifrore për vitin në tërësi.
Reagimi në 2021 do të ishte relativisht i heshtur dhe do të duhej deri në 2023 para se shumica e ekonomive të kthehen në nivelet e tyre të para krizës.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular