Një 23-vjeçar raportohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Bulqizë. Fillimisht i riu është dërguar drejt spitalit të Peshkopisë me shenja jetë, më pas e kanë nisur drejt Tiranës, por nuk ka arritur të mbijetojë.
Mësohet se i riu, i cili mbeti viktimë është identifikuar si Elidon Basha. Ngjarja ka ndodhur në Njësinë Administrative Fushë Bulqizë rreth orës 23:30 minuta. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. Policia lokale ka nisur hetimet.