BallinaKryesoreIsh-kryebashkiaku humbi jetën nga COVID/Mesazhi prekës i kreut të PD Pukë: Dhimbje,...

Ish-kryebashkiaku humbi jetën nga COVID/Mesazhi prekës i kreut të PD Pukë: Dhimbje, trishtim e lot, humbëm…

Nga Ferit Ringaj

Nuk gjej fjalë për të përshkruar dhimbjen për ndarjen nga jeta të ish-Kryetarit të Bashkisë Pukë z.Beqir Arifaj, mikut tim, intelektualit pukjanë, drejtuesit shembullor, familjarit të rregullt, kontribuesit në zhvillimet ekonomike, sociale e politike ne rrethin e Pukës.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta në emërin tim dhe gjithë strukturës së degës së PD-së Pukë , bashkëshortes dr.Fatimes, djemve Besionit dhe Arionit, vëllezerve, motrave familjarëve, miqve e shokëve të shumtë të tij.
Puka dhe pukjanët humbën sot një intelektual, një mik, një shërbyes që të gjithë aktivitetin e tij në të gjithë pozicionet drejtuese e vuri në shërbim të bashkëqytetarëve duke treguar vlerat e tij të një njeriu punëtor, të dashur e të respektueshëm për të gjithë.
Partia Demokratike dhe anëtarët e saj humbën sot një bashkëpunëtor të shkëlqyer, një mik dhe shok që kontriboj aq shumë dhe që ndamë me të momente të jashtëzakonshme të rrugëtimit politik.
Me gjithë zemër dëshiroja që t’a fitonte këtë betejë, por zoti vendosi ndryshe.
Të qoftë dheu i lehtë miku im. Zoti ju dhashtë forcë të gjithë familjarëve tuaj për të përballuar dhimbjen.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular