BallinaAktualitetA mund të mbyllemi disa javë për të ndalur infeksionin? Ja përgjigjia...

A mund të mbyllemi disa javë për të ndalur infeksionin? Ja përgjigjia e anëtarit të Komitetit Anti-Covid

Shifrat në rritje të të infektuarve me Covid-19 mund të na çojnë edhe në një mbyllje disajavore. Ekspertët e Komitetit Teknik kërkojnë ndihmën e qytetarëve për të respektuar masat, pasi dimri do të sjellë një tjetër rritje dhe skenarët nuk duhen ezauruar me shpejtësi. Anëtari i komitetit teknik Skënder Brataj tha për Top Channel se situata po agravohet.

“Këto numra që shikojmë sot do të na shndërrohen në pacientë në një shkallë më të lartë përgatitja e skenarëve është e rëndësishme që të mos gjendemi të papërgatitur por kemi nevojë për ndihmën e qytetarëve”.

Me uljen e temperaturave nis dhe qarkullimi i virusit të gripit që e vështirëson situatën por doktor Brataj, bën thirrje të bëjnë vaksinën e gripit.

“Vaksina ndikon në rritjen e imunitetit dhe për covid-in. Gripi ndryshe nga koronavirusi është më i shpejtë, zgjat më pak dhe ka tipike sekrecionet nga hunda”.

I pyetur cili është skenari i radhës pas kalimit të mësimit online, Brataj tha se nuk përjashtohet mundësia edhe të një mbyllje disa javore.

“Duhet pritur efekti i masave që kemi marrë për të vendosur masa të tjera. Normal që do të marrim masa të tjera, do të kalojmë nga të mesmet me më kufizuese, nga kufizimi i orareve deri në mbyllje disa javësh që po e bën gjithë bota, por është një nga masat që ul infeksionin. Por ne duhet të ruajmë ekuilibrin për ekonominë dhe jetën”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular