Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar paraditen sotme në Shkodër, ku për pasojë ka humbur jetën një person.
Mësohet e viktimë ka mbetur Ridvan Ramazani, rreth 43-vjeç, ndërsa ngjarja është regjistruar në njësinë Dajç.
Nuk dihen ende detaje të tjera për ngjarjen dhe as rrethanat e vrasjes, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.