BallinaAktualitetEMRI+FOTO/Koronavirusi i merr jetën një tjetër mjeku në Shqipëri

EMRI+FOTO/Koronavirusi i merr jetën një tjetër mjeku në Shqipëri

Një tjetër viktimë është shënuar në radhët e bluzave të bardha në vendin tonë.

Burime bëjnë me dije se këtë të shtunë ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit mjeku okulist Ferdinand Shkrepa.

Mjeku i njohur në qytetin e Elbasanit ishte 68 vjeç dhe prej një jave ishte prekur nga COVID-19.

Mësohet se ai kishte rreth 7 ditë që ishte shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë, por edhe pas trajtimit të specializuar nuk arriti ta fitojë betejën me COVID.

Mësohet se mjeku Ferdinand Shkrepa punonte më orar të reduktuar në Poliklinikën e Specialiteteve në Elbasan, ku kryente vizita me pacientët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular