BallinaKronikeFNSH dhe RENEA në Shkodër/Çfarë thotë policia për vrasjen, pamjet e para...

FNSH dhe RENEA në Shkodër/Çfarë thotë policia për vrasjen, pamjet e para nga vendi i ngjarjes

spot_img
spot_img

Policia e Shkodrës konfirmon vrasjen e ndodhur në njësinë Dajç teksa jep informacion zyrtar për ngjarjen. Mësohet se në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea.

“Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip ‘BMW’ shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore në bashkëpunim me DVP Lezhë”, bën me dije policia.

© SYRI.net

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular