BallinaAktualitetBrataj: Nëse ezaurojmë të gjithë skenaret do të përdorim korridore, hotele deri...

Brataj: Nëse ezaurojmë të gjithë skenaret do të përdorim korridore, hotele deri dhe stadiumet

Kryeministri Rama përmes një videoje ka treguar punën e përditshme të Urgjencës Kombëtare duke e konsideruar shërbimin e tyre një shembëlltyrë të simotrave në Europë.

“Urgjenca Kombëtare e Shqipërisë është sot një shembëlltyrë e simotrave në Europë dhe vetëm ta mendosh se çfarë do të kishte hequr ky popull, sikur largqoftë Armiku i Padukshëm të na kishte gjetur me autoambulancat rrangalle e me linjat fikse të telefonave të zinj të kohës së qepës, që ishin të vetmet mjete të urgjencës deri 7 vjet më parë, të rrëqethet mishi! #RESPEKT për ekipin fantastik të Urgjencës Kombëtare që në këtë kohë të mallkuar i gjendet pranë popullit 24 orë papushim dhe ka shpëtuar mijëra jetë, nën trysninë e dyfishtë të ofensivës së virusit vrastar e të baltës lehëse të atyre që luftojnë kundër nesh, teksa ne luftojmë me mish e me shpirt me Armikun e Padukshëm ”,- shkruan Rama.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tregon se si funksionon njësia e koordinimit, duke shtuar se kanë kapacitete t’i përgjigjen qytetarëve në cdo cep të Shëqipërisë.

“Kemi mjekë dhe infermierë të trajnuar me këtë njësi deri në 6 mijë banorë përballojmë dhe 15 mijë thirrje”,- thotë ai.

“Me ardhjen e pandemisë kemi pritur edhe 12 mijë thirrje në ditë, pastaj zbriti deri në 5 mijë. Që nga fillimi i pandemisë jemi 622 mijë e 800 thirrje, rreth 100 mijë vizita në banesa. Jmei me një rritje mbi 50%. Thirrjet për Coronën ishin të ndara. Kishte 663 thirrje në ditë vetëm për Corona. Rreth 52% e vizitave të kryera nga ne ishin vetëm për Covid 19”, shton Brataj.

Brataj u shpreh se në rast përkeqësimi të situatës dhe tejmbushjes së 4 spitaleve Covid, qytetarët do asistohen deri në stadiume.

“Sapo ra pandemia ne shtuam personel Morëm 10 mjekë dhe infermierë. Në spitale transportohen pacientët duke telefonuar vetëm përmes 127. Se po shkoi me mjetin e vetë do shkojë me dikë tjetër. Pra për të frenuar përhapjen e pandemisë ne shtuam 45 persona shtesë në punë. Me hapjen e Covid 2 pastaj lindi nevoja edhe për transport nga një spital tek tjetri. Ambulancat janë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme edhe me respiratorë.

Po flasim për pandemi, deri tani janë ezauruar disa prej skenarëve, vazhdojmë pastaj deri tek covid 3 që është skenari 3. I mbaj mend ambulancat pa asnjë aparaturë që ishin më përpara. Sa i përket pajisisjes së tyre dua të them që janë minispitale që lëvizin. Kur vijnë tek Covid në Tiranë krijohet një radhë. Nuk ka ende ezaurim, nuk jemi në atë pikë. Do hapet covid 4 dhe ato rajonale, pastaj do i trajtojmë ehde në ambulancë, edhe në shtëpi, edhe në hotele, edhe kë korridore, por edhe në stadiume siç e bën edhe gjithë bota. Qytetarët do asistohen me cdo mënyrë qëllimet e tjera jashtë aspektit shëndetësor, duhet vetëm të heshtin”,- tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular