BallinaBotaÇfarë pritet të ndodhë pas vrasjes së shkencëtarit më të njohur bërthamor...

Çfarë pritet të ndodhë pas vrasjes së shkencëtarit më të njohur bërthamor të Iranit?

Qëllimi i dukshëm i armiqve të Iranit, dhe ndoshta i vetë Iranit është që në 50 ditët e ardhshme, përpara inaugurimit të SHBA-së, të jenë sa më antagonistë të jetë e mundur, pa filluar në të vërtetë një konflikt të plotë.

Dhe në një rajon aq të tensionuar sa ky, deklarata të tilla të gjera nxisin rrezikun që një reagim i jashtëm ose i papritur të dërgojë drejt një konflikti të nxituar.

Por asnjë nga palët e interesuara nuk do të dëshironte luftë të hapur tani, madje as pas vrasjes së dukshme në periferi të Teheranit të shkencëtarit më të shquar bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh; për të cilën Izraeli akuzohet nga Rouhani dhe nga zyrtarë të tjerë të lartë për orkestrim, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Fillimisht njëri nga vendet që nuk do të përfshihej është SHBA-ja, lojtari më pak i përfshirë por më i madhi në këtë drejtim. Ekipi i presidentit amerikan, Donald Trump, mund të jetë duke bërë gjithçka për të nxitur dobësimin e vijave të ashpra të Iranit, por një konflikt i gjerë me Teheranin është plotësisht jashtë përputhjes së axhendës së tyre afatgjate.

Në analizën e tij për CNN, Nick Paton Walsh thotë se ekipi është i zënë duke u larguar nga Afganistani dhe Iraku, duke reflektuar edhe me një fushatë për t’i dhënë fund luftërave të pafundme.

Sipas tij, konflikti në shkallë të plotë me Iranin ka të ngjarë të shkaktojë një shkëndijë tjetër, derisa diplomatët amerikanë së bashku me aleatin Izraelin të jenë “në vijën” e zjarrit të raketave të Hezbollah ose Iranit me raketa me rreze të gjata.

Madje, vlerëson ai, Administrata Trump dëshiron të krijojë sa më shumë urrejtje që të jetë e mundur për ta bërë “të pamundur pajtimin në të ardhmen”.

Veprimi mund të jetë edhe ndoshta një llogaritje e gabuar e një administrate në largim, pasi këtu mund të përfitojë pasardhësi i Trumpit.

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, dëshiron të rifillojë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, mesa duket pak më e gjerë në fushëveprim me afate më të gjata, nëse është e mundur. Ai tashmë e ka bërë të qartë këtë.

Por edhe Irani, megjithë zhurmën e madhe, nuk është në gjendje të durojë një konflikt të plotë. Kjo pasi pandemia e COVID-19 i ka shkatërruar qytetet dhe zyrtarët e tij të lartë, përfshirë dhe ekonominë e vendit.

Irani humbi figurën më të shquar ushtarake gjatë muajit janar – Qasem Soleimani, i vrarë nga një dron amerikan jashtë aeroportit të Bagdadit dhe ende nuk ka ndërmarrë ndonjë gjë për hakmarrje megjithëse është zotuar për një reagim të tillë, kujton analisti, transmeton Telegrafi,

Nëse nuk do ta përqafonte idenë e luftës së gjithanashme për atë vrasje, atëherë vdekja e Fakhrizadeh vështirë se do të justifikonte nisjen e një lufte, konsideron ai.

Sipas Nick Paton Walsh, lufta nuk ka fare ndonjë kuptim për Iranin.

Mirëpo, do të shihen kërkesa të mëdha, nxitëse për hakmarrje por asgjë që kërkon kundërpërgjigje nga armiqtë e tyre.

Kjo përllogaritje është bërë mbi vrasjen e Soleimanit dhe nuk ka gjasa të prishet nga vdekja e Fakhrizadeh.

Në pjesën më pas të analizës së tij, Walsh thotë se “gjërat na çojnë kah Izraeli”, antagonisti që sipas tij, supozohet se po përpiqet t’i shtyjë të gjithë drejt një lufte.

Kryeministri, Benjamin Netanyahu, tha se “duhet ta kujtojmë atë emër” për Fakhrizadeh në fjalimin e tij, duke promovuar konfrontimin për të ndaluar programin bërthamor të Iranit të muajit prill 2018.

Padyshim, është në interesin e Izraelit që të mbetet e vetmja fuqi bërthamore në bllok – siç është sinqerisht interesi i të gjithëve për ta mbajtur botën pa ‘re kërpudhe’.

Por Izraeli gjithashtu nuk është në formën kulmore për momentin, veçanërisht kur bëhet fjalë për përspektivat politike të Netanyahut. Ai përballet vitin tjetër me zgjedhje të tjera të mundshme, si dhe me humbjen e aleatit të tij kryesor Trump.

Në pjesën e fundit të analizës së tij, Walsh thotë se përkundër të gjithave, Izraeli nuk do të dëshirojë të luftojë i vetëm kundër Iranit.

Vendi nuk do të dëshironte “të durojë” raketa nga veriu dhe lindja, pa marrë parasysh sistemin e tij të përparuar të mbrojtjes, kur e ardhmja politike e Netanyahut mbetet ende e paqartë.

Gjithsesi, Lindja e Mesme shquhet për paqëndrueshmëri, retorikë dhe veprime shpërthyese, si asnjë pjesë tjetër e botës.

Por konkludon ai, luftërat kanë nevojë për të gjitha palët që ato të ndizen.

Ndërkohë, Irani, SHBA-ja dhe Izraeli nuk kanë asnjë arsye urgjente për ndonjë konflikt tani. Kështu me gjasë do të shohim “vetëm nxitje” gjatë muajve në vazhdim. /Telegrafi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular