Zbardhen emrat e të arrestuarve ne Shkoder per vrasjen e Ridvan Ramazanit, “të fortit” të Shkodrës. Policia ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë për vrasjen e 46-vjeçarit Ridvan Hyseni një ditë më parë.
Burimet bënë të ditur se është arrestuar Milkjor Gjoka. Ai së bashku me dy vëllëzerit Mehmedaj janë autor të dyshuar të ngjarjes në fshatin Mushan të Dajçit.
Policia ka shpallur në kerkim dy vellëzerit Hydajet dhe Duel Mehmedaj. Nga ana tjeter jane arrestuar edhe dy persona të tjerë për mos kallezim krimi, njeri nga të cilet punonjësi i pikes së furnizimit me karburant.
“Në kuadër të kontrolleve, gjatë orëve të mbrëmjes, nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Milkjor Gjoka, 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dajç, Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim. Si dhe u shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e dy vëllezërve Hydajet Mehmedaj 33, vjeç dhe Duel Mehmedaj, 31 vjeç, banues në Mushan, Shkodër. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të një pike karburanti, në fshatin Mushan, Shkodër, kanë varë me armë zjarri në mjetin e tij, shtetasin R. H., 46 vjeç, pas një konflikti të ndodhur midis palëve disa orë para ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës.
Sipas burimeve mes të arrestuarve është edhe autori i ngjarjes, por nuk konfirmohet zyrtarisht nga Policia. Gjatë arrestimeve është sekuestruar edhe një armë zjarri pistoletë.
46-vjeçari Ridvan Hyseni u ekzekutua me breshëri kallashnikovi pranë një pike karburanti në afërsi të fshatit Mushan të Shkodrës, rreth orës 11:20 të së shtunës.
Sipas Policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Autorët e dyshuar gjatë paradites ishin konfliktuar me djalin e viktimës dhe më pas dyshohet se Hyseni ka ndërhyrë për të sqaruar situatën dhe për pasojë ka mbetur i vrarë me armë zjarri.
Ridvan Hyseni (Ramazani) dhe të afërm të tij njihen si biznesmenë në fushën e turizmit. Ata kanë në pronësi të tyre lokale e hotele në plazhin e Velipojës dhe në Shirokë.
Në vitin 2008 është ekzekutuar edhe xhaxhai i 46-vjeçarit, Enver Hyseni (Ramazani). Ky i fundit asokohe 50 vjeç, baba i tre fëmijëve u vra teksa po drejtonte mjetin”Benz” ML në aksin rrugor Dajç-Darragjat.
Njoftimi i plotë i Policisë
Vijojnë pandërprerë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 46-vjeçari R. H.
Vihet në pranga 1 nga autorët, shpallen në kërkim 2 autorët e tjerë, si dhe vihen në pranga edhe 2 shtetas, për moskallzim krimi.
Falë veprimeve profesionale dhe hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, me mbështetjen e Departamentit të Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, indetifikimi i autorëve dhe personave të tjerë që kanë qenë prezent.
Kontrolle intensive nga strukturat e DVP Shkodër, FNSH Shkodër e Forcat Speciale Renea, për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Në kuadër të kontrolleve, gjatë orëve të mbrëmjes, nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Milkjor Gjoka, 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dajç, Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim.
Si dhe u shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e dy vëllezërve Hydajet Mehmedaj 33, vjeç dhe Duel Mehmedaj, 31 vjeç, banues në Mushan, Shkodër.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të një pike karburanti, në fshatin Mushan, Shkodër, kanë varë me armë zjarri në mjetin e tij, shtetasin R. H., 46 vjeç, pas një konflikti të ndodhur midis palëve disa orë para ngjarjes.
Grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, dy krehëra me fishekë pistolete, gëzhoja të armës automatike, automjetin e viktimës dhe prova të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes dhe dokumentimit të ngjarjes.
Po në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, i shtetasve Blerim Mlloja 49 vjeç, banues në fshatin Mushan, Dajç, Shkodër dhe Marjeta Gramshi, 49 vjeçe, banuese në fshatin Suka-Dajç, Shkodër, të cilët kanë qënë prezent kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar në organet kompetente per krimin e ndodhur.
Strukturat e DVP Shkodër, të mbështetura nga FNSH dhe RENEA, kanë vijuar përgjatë gjithë natës dhe po vijojnë kontollet intensive në banesa e objekte të ndryshme për kapjen e dy autorëve të tjerë të kësaj ngjarjeje.