BallinaKryesoreFilmi me urgjencat mjekësore! (Ose furgonët e perimeve)

Filmi me urgjencat mjekësore! (Ose furgonët e perimeve)

Nga Dr.Ilir Allkja

FILMI ME URGJENCAT MJEKËSORE !
(ose furgonët e perimeve)
Ashtu si cdo dite edhe sot nuk mungoi filmi i radhes i kryeministrit me titull Urgjenca Kombëtare .
Si gjithmone në fillim filmi bardhë e zi, njësoj si filmat e realizmit socialist të partisë së punës (ish-partia socialiste), më pas e tashmja e lumtur, sipërore me ngjyrat e ylberit.
Në fillim të filmit ambulanca pa ngjyrë , pa pajisje, pa stafe, asnjëherë gati për qytetarët, me telefon analog, dhe kjo mënxyrë para se në pushtet të vinte rilindja.
Krejt ndryshe pas 2013-ës, ambulanca moderne, plot me aparatura, veshje speciale, telefoni digitale, operatorë artistikë, porfesorë-doktorë gati për të sëmurët.
E bukur, tejet e bukur, e unë pêr pak do të duartrokisja nqs do isha thkesht teleshikues i ERTV. Në fakt unë jap çdo ditë shërbim qytetarëve në ato furgonë, ndërsa
njerezit prekin, shohin e provojnë perditë realitetin “10 herë më mirë se sa Gjermania e 50 herë më mirë se sa Italia”.
Me filmat e tyre rilindasit do të duan të bindin brezat që do të vijnë se Rama ka shpikur elektricitetin, telefoninë, kinematografinë, televizionin e madje edhe pikturën.
Gjithsesi unë ftoj gazetarët me integritet që të futen me kamera në cdo ambulancë në shërbim të qytetarëve e të xhirojnë me kamera bordet e tyre, barrelat e ndryshkura, monitorët defektozë, inventarin e barnave në to. Te kontrollojnë nëse ka apo jo pajisje intubimi, mikrokirugjie dhe ti krahasojnë me ambulancat që përdor Greqia, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, sepse me Gjermaninë e Francën nuk kanë lidhje, jua them unë .
A e dini ju lexues se “autoambulancat” e reja, FORD prodhim të vitit 2018, të cilat janë në shërbim nëpër Tiranë e Shqipëri nuk kanë pajisjet bazë për sigurinë e stafeve mjekësore ?
Qeveria pall se gjoja i vlerëson mjekët, sidomos jetët e tyre , mos e harroni këtë .
Këto ambulanca nuk kanë as airbag për pasagkerêt ( në këtë rast për ekipet mjekësore) , gjë që vërteton se janë thjeshtë furgonë malli, furgonë perimesh të përshtatura në ndonjë garazh të Tiranës.
Kjo klasifikohet si abuzim me paratë e taksapaguesve, por së pari me shëndetin e sigurinë e njerzve, stafeve mjekësore.
Ja pra zoti kryeministër, ti don ti ngjasosh Hans Andersen , por je tejet grotesk ne krahasim me të, mgths je më modern pasi jeton në shekullin e teknologjisë .
Gjithsesi, prapëseprapë mbreti mbetet lakuriq !
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular