Papa Bouba Diop ka ndërruar jetë në moshën 42-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Ish-lojtari i Premiere League la futbollin në vitin 2013 ndërsa skuadra e tij e fundit kishte qenë Birmingham City.
Ai po ashtu kishte luajtur 63 ndeshje për Senegalin dhe ishte njëri ndër yjet më të mëdhenj në Kupën e Botës së vitit 2002.
Mesfushori kishte shënuar golin e vetëm në atë kohë, për të mposhtur Francën që ishte një super fuqi.
Senegalezët në atë vit shkuan deri në çerekfinale të Kupës së Botës, ndërkohë FIFA ka ngushëlluar familjen e Diop.
“FIFA është e pikëlluar për lajmin se legjenda e Senegalit, Papa Bouba Diop, ka ndërrua jetë. Njëherë hero i Kupës së Botës, gjithmonë hero i Kupës së Botës”, thuhet në telegram ngushëllimi.
Diop pati një karrierë të pasur në Angli, pasi luajti për klube si Fulhami, Portsmouthi, West Hami, më pas kaloi te AEK Athens, e në fund te Birminghami.