BallinaAktualitetDitë tjetër tragjike/12 pacientë humbin betejën me COVID, të testuarit pozitivë në...

Ditë tjetër tragjike/12 pacientë humbin betejën me COVID, të testuarit pozitivë në 24 orët e fundit. Situata në spitale

spot_img
spot_img

Vijon të mbetet i lartë numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. Në 24 orët e fundit 12 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19 kanë ndërruar jetë. Konkretisht kanë humbur jetën: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra.

Ndërkohë numri i rasteve të reja ka pësuar një ulje të lehtë, kjo edhe në sajë të numrit më të ulët të testimeve. Janë kryer 1948 testime në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë  557 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 254 raste në Tiranë, 46 raste në Durrës, 38 raste në Lezhë, 31 raste në Vlorë,  27 raste në Elbasan, 25 raste në Shkodër dhe Korçë, 22 raste në Lushnje, 16 raste në Sarandë, 13 raste në Krujë, 11 në Gjirokastër,  8 raste në Kavajë, 7 raste në Fier dhe Has, 6 raste në Kolonjë, 4 raste në Kukës dhe Gramsh, 3 raste në Devoll, Mat, Pogradec,  1 rast në Kurbin, Pukë, Berat, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 368 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.849 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë, 32 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

“MShMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore”, apelon MSH.

COVID-19 – Statistika (30 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                         557

Të shëruar ne 24 orë                      368

Të shtruar në spitale                       491

Humbje jete në 24 orë                  12

Testime ditore                                  1948

Testime totale                 190.444

Raste pozitive                         38.182

Raste të shëruara                 18.849

Raste Aktive                            18.523

Humbje jete                              810

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 Tiranë 9576

Durrës 1360

Elbasan 841

Fier

1367

Korccë 997

Vlorë 974

Shkodër 904

Lezhë 734

Berat 604

Kukës 406

Dibër 205

Gjirokastër 555

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular