BallinaKronikeEMRI/ Aksident me vdekje në Golem, humb jetën drejtuesi i motorit

EMRI/ Aksident me vdekje në Golem, humb jetën drejtuesi i motorit

Një person ka humbur jetën këtë të hënë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Golem

Burime për ABC bëjnë me dije se një furgon është përplasur me një motor duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të drejtuesit të mjetit, i identifikuar si Ardian Gjelapi.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, që ka rezultuar fatal për drejtuesin e motorit.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Kavajë/Informacion paraprak

Me datë 30.11.2020, rreth orës 15:30, në Golem, është përfshirë në aksident mjeti motorr me drejtues shtetasin A.Gj., 52 vjeç dhe pasagjere shtetasen L.Gj., me mjetin tip fugon me drejtues shtetasin E.P. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasin A.Gj., ndërsa shtetasja L.Gj., u dërgua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular