Një person ka humbur jetën këtë të hënë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Golem
Burime për ABC bëjnë me dije se një furgon është përplasur me një motor duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të drejtuesit të mjetit, i identifikuar si Ardian Gjelapi.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, që ka rezultuar fatal për drejtuesin e motorit.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Me datë 30.11.2020, rreth orës 15:30, në Golem, është përfshirë në aksident mjeti motorr me drejtues shtetasin A.Gj., 52 vjeç dhe pasagjere shtetasen L.Gj., me mjetin tip fugon me drejtues shtetasin E.P. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasin A.Gj., ndërsa shtetasja L.Gj., u dërgua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.