BallinaKronikeEMRI/Super-hajduti hyn duke u zvarritur brenda supermarketit, policia e priste te dera...

EMRI/Super-hajduti hyn duke u zvarritur brenda supermarketit, policia e priste te dera…

Teksa tentonte të grabiste një supermarket, një 24 vjeçar nga Elbasani i dyshuar për dhjetëra vjedhje është arrestuar në flagrancë nga policia.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur patrullat kanë arrestuar të riun Nazmi Liçi.

24 vjeçari ishte kthyer në makthin e shumë bizneseve në zonë, duke grabitur jo vetëm sendet me vlerë por çfarë i dilte përpara.

Siç shihet në video, i riu zvarritet për të hyrë përmes një vrime në një prej supermarketeve, që shënoi edhe vjedhjen e fundit të tij pasi u kap nga policia. Ai përdorte leva për të hapur qepenat e dyqaneve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular