Duke filluar nga dita e hënë, në vend do të aplikohen testet e shpejta për koronavriusin, ndërsa mjeku Rexhep Muja ka shpjeguar proceduar si dhe personat që do testohen dhe ata që do të përjashtohen nga kjo procedurë.
I ftuar në “Radari Informativ”, në “abcnews”, mjeku u shpreh se testi do të aplikohet për personat që janë në periudhën e inkubacionit nga 1 deri në 6 ditë, ndërsa personat e tjerë do të vijojnë me testin PCR.
Sipas mjekut, në Tiranë, që është edhe vatra kryesore e epidemisë në vend, do të ketë 6 qendra që do të kryejnë këtë proces, ku pacientët do të duhet të shkojnë vetë.
“Përgjigja vjen për 20-30 minuta. Shënohen të dhënat që të kemi saktësi. Futet tamponi në hundë. Më pas e lëmë të qetë. Kemi bërë trajnime për testet e shpejta. Fillimisht do të nisim me Tiranën pastaj në rrethe. Për 30 minuta i hedhim të gjitha të dhënat në panel. Do të testohen me këtë procedurë të gjithë ata pacientë që kanë në periudhën e inkubacionit nga 1 deri në 6 ditë. Të tjerët do i nënshtrohen testit PCR”, tha ai.
… [Trackback]
[…] Find More Info here on that Topic: startnews.news/2020/12/04/nga-e-hena-testet-e-shpejta-per-covid-mjeku-pacientet-do-te-vijne-vete-ne-qendra-perjashtohen/ […]
Comments are closed.