Kryeministri Rama gjatë inspektimit në shkollën e rindërtuar “Ramazan Subashi” në Marikaj, ku dhe nuk ka hezituar të shkojë dhe te palestra.
Teksa pa nga afër ambientet e palestrës, Rama nuk u largua pa luajtur basketboll me Elisa Spiropalin dhe Arben Ahmetajn.
Siç shikohet në video, kreu i qeverisë ka shëuar dy kosha, ndërsa i është drejtuar edhe Spiropalit që të gjuajë një top. Ministrja me shaka pasi ka kapur topin në dorë, ka thënë se është volejbolliste.
Arben Ahmetaj: Palestra ka qenë sfidë inxhinierike. Ka filluar në qershor dhe parashikohej të përfundonte në 9 dhjetor por ka kaluar përtej afatit.
Edi Rama: Spiropali hajde gjuaje një top
Elisa Spiropali: Unë?! Unë jam volejbolliste…