BallinaAktualitet“Rilindas kurrë mos u ngopshi...”/ Shpërthen Arben Malaj: Boll me hipokrizinë ndaj...

“Rilindas kurrë mos u ngopshi…”/ Shpërthen Arben Malaj: Boll me hipokrizinë ndaj Marko Bellos

Ish-ministri i Financave dhe ish-deputeti socialist, Arben Malak, ka shpërthyer në një status të ashpër ndaj ish-kolegëve të tij në PS, të cilët kanë ngushëlluar për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Marko Bello.

“Pasi e shpallët “Armik të Partisë” asnjë  mundësi nuk i dhatë që t’i shërbente vendit të tij me dinjitet, integritet dhe profesionalizëm”, shkruan Malaj.

Në një postim shumë të fortë, Malaj i përmend me emra drejtuesit e vjetër të PS-së, duke i akuzuar për arrogancë dhe babëzi. “Kurrë mos u ngopshi”, e përfundon Malaj statusin e tij.

Postimi i plotë

Boll me hipokrizinë tuaj ndaj  kolegut dhe mikut Marko Bello! Lëreni të prehet i qetë!  Është shumë e vërtetë që Marko ishte një deputet diplomat, ministër dhe profesor me vlera dhe kontribute të veçanta, Por pasi e shpallët “Armik të Partisë” asnjë  mundësi nuk i dhatë që t’i shërbente vendit të tij me dinjitet, integritet dhe profesionalizëm.

Kështu jeni sjellë më shumë shqiptarë të mirë,  thjesht dhe vetëm se i konsideroni armik të partisë.

Pas nenit famëkeq 24/1 në 92-shin që largoi nga shërbimi publik disa mijëra shqiptarë të ditur dhe me integritet, periudha juaj e “Rilindasve të babëzitur” do të jetë periudha më e zezë në shkatërrimin e institucioneve të shtetit dhe në largimin nga politika e administrata publike të kujtdo që ju pengon të vidhni deri në pangopësi.

Para 30 ditëve pushuat nga puna deputetin dhe ish- gazetarin luftarak e patriot  të qarkut të Vlorës, Adrian Myslymaj thjesht për një “sms” që i nisi Taulant Ballës.

U angazhuat drejtpërdrejt kryerilindasi Rama dhe e kërcënoi me pushimin nga puna. Minstria e Financave, Denaj, brenda 48 orëve dhe  jashtë çdo procedure ligjore e pushoi nga puna.

Heshti Gramozi, mentori dhe promovuesi i tij politik. Heshti  bashkëluftëtari e bashkëgazetari Braçe. Heshti Pandi dhe të gjithë të tjerët.

Ju nuk e kuptoni se sa shumë pushteti absolut ju ka korruptuar, ose ndoshta babëzia ka qenë motivi i vetëm në jetë. Ju përligjni çdo vjedhje dhe abuzim sepse çdo  njeri që ju denoncon, i suleni me gjithë arsenalin shpifës për ta vrarë, jo vetëm shpirtërisht.

Boll me pangopësinë tuaj! Boll me hipokrizinë tuaj! Boll me vuajtjet e pa fund që me arrogancën dhe babëzinë tuaj po i kushtoni shqiptarëve të varfër.

Për kategorinë  e arrogantëve dhe të babëziturve  populli ka një mallkim nga shpirti : “Kurrë mos  u ngopshi” !!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular