BallinaKryesoreBasha zbulon detajet : Ja kur do të jetë gati slogani i...

Basha zbulon detajet : Ja kur do të jetë gati slogani i fushatës. Zgjedhjet përcaktuese për të ardhmen europiane të Shqipërisë

Basha zbulon detajet : Ja kur do të jetë gati slogani i fushatës. Zgjedhjet përcaktuese për të ardhmen europiane të Shqipërisë

Nisida Tufa: Dua ta mbyll te pjesa e zgjedhjeve duke ju pyetur për sloganin e Partisë Demokratike. E ka zgjedhur Partia Demokratike sloganin që do të ketë?

Lulzim Basha: Në qoftë se ka diçka të jeni e sigurt 1000% që nuk do të mbahet sekret është slogani i Partisë Demokratike që do të jetë padiskutim një pjesë e kësaj përpjekje të madhe që po bëjmë që ta bashkojmë këtë dëshirë popullore për ndryshim, ta drejtojmë këtë betejë dhe t’i japim Shqipërisë një shpresë të re, t’i japim këtij vendi me potenciale të mahnitshme një rrugë që këto potenciale ti gëzojnë të gjithë qytetarët shqiptar dhe jo një pakicë.
Nisida Tufa: Kuptoj. Zoti Basha Shqipëria nuk po hap de fakto negociatat me Bashkimin Europian dhe duket tani që kushti kryesor, ato të parashtruara nga Bundestagu, është zhvillimi i zgjedhjeve I 25 prillit. Çfarë i rrezikon zgjedhjet e 25 prillit shkurtimit të lutem?
Lulzim Basha: Edi Rama dhe ankthi I tij nga humbja. Më shkurt se kaq.
Nisida Tufa: Opozita vetë çfarë i druhet procesit zgjedhor?
Lulzim Basha: Opozita është e vendosur që ti prij vullnetit dhe dëshirës popullore për ndryshim. Asgjë, asnjë forcë nuk do ta ndal dot ndryshimin. Për këtë të jeni e sigurt.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular