BallinaAktualitetBashkim Hoxha kujton vitet e gjata të punës me Kasem Hysenbelliun: Debatonim...

Bashkim Hoxha kujton vitet e gjata të punës me Kasem Hysenbelliun: Debatonim shpesh, por në finale…

Drejtuesi i emisioni të mëngjesit “Koha për t’u zgjuar”, në News24, një prej figurave disa-vjeçare të këtij ekrani, Bashkim Hoxha, tha se ikja nga koronavirusi e Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, e ka lënë pa fjalë.

Duke u shprehur se ai ishte një njeri i mrekullueshëm dhe i jashtëzakonshëm, Hoxha u shpreh se ka pasur shpesh debate me të, por në finale të dy bashkoheshin në përpjekjen e përbashkët që gjithçka të realizohej sa më mirë.

“Është momenti kur nuk gjen fjalë. Ka ikur një njeri i mirë, i mrekullueshëm në ditën e sotme, ka ikur ai që ishte tepër i sinqertë dhe i përkushtuar për të bërë një televizion të mirë, për të pasur komunikim me qytetarët sa më të drejtpërdrejtë dhe sa më të dobishme. Ne të gjithë do ta mbajmë mend dhe do ta sjellim në mend të gjallë e duke u preokupuar gjithmonë për më të mirën. Është një humbje jashtëzakonisht e madhe. E quaj me fat që e kam njohur, por nga ana tjetër është një zbrazëti e madhe lajmi që erdhi këtë mëngjes.

Kanë qenë vite të tëra bashkëpunimi dhe nuk di çfarë momenti të veçoj. Ka pasur shumë momente kur vërtet kemi debatuar e jemi përpjekur, por të dyja palët kemi pasur dëshirën e mirë që “News24” dhe emisioni i mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” të ishte zëri i qytetarëve. Kemi qenë në debate shpeshherë me njëri-tjetrin, por në finale jemi bashkuar në përpjekjen e përbashkët që gjithçka të realizohej sa më mirë. Është një moment tepër i rëndë. E di që ai nuk do të kthehet, por këto pamje në ekran e kthejnë atë të gjallë sërish”, tha Bashkim Hoxha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular