BallinaKronikeEMRI/ Kush është kambisti që u grabit sot pranë banesës, çfarë thotë...

EMRI/ Kush është kambisti që u grabit sot pranë banesës, çfarë thotë policia

Identifikohet i riu i cili ra pre e grabitësve mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës.

Gazetarja e Panorama bën me dije se 30-vjeçari është Erion Renja. Ai punon si kambist në qytet dhe si gjithmonë, këtë mëngjes ishte nisur për në punë.

Por dy persona ende të paidentifikuar në afërsi të banesës së tij në lagjen 18 të qytetit, i kanë prerë rrugën dhe me dhunë i kanë marrë nga dora çantën me para. Nuk dihet ende shuma që kishte i riu me vete.

Dy persona i grabisin çantën me lekë 30-vjeçarit, detaje nga ngjarja

Grabitet me dhunë një 30-vjeçar në lagjen nr. 18 të qytetit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes, rreth orës 8:25.

Policia ka marrë njoftim pasi i riu denoncoi atë që i kishte ndodhur, duke treguar se autorët kanë qenë dy. Këta të fundit, i kanë vjedhur me dhunë, çantën e dorës shtetasit E. R., banues në Korçë, brenda së cilës kishte një sasi lekësh.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 05.12.2020, rreth orës 08:25, në lagjen nr. 18, dy shtetas të paidentifikuar, dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë, çantën e dorës shtetasit E. R., 30 vjeç, banues në Korçë, brenda së cilës kishte një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular