BallinaKronike“Policia ta gjejë kush ma vrau. Xhulio ishte i fejuar, s'ngjallet më,...

“Policia ta gjejë kush ma vrau. Xhulio ishte i fejuar, s’ngjallet më, por…”, babai i policit tregon konfliktin që djali kishte dhe arsyen e transferimit

Babai i Xhulio Prela, 26-vjeçarit që u gjet i vrarë në automjetin e tij në superstradën Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush nuk ka asnjë të dyshuar se kush mund ta ketë vrarë djalin e tij, ndërsa nuk lë pa përmendur dhe disa probleme, apo presione që i riu ka pasur në punën e tij.

Martin Prela kërkon me ngulm zbardhjen e ngjarjes dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë. Në një intervistë për News24, ai hedh dritë mbi një konflikt të djalit para dy vitesh, ndërsa shton se pikërisht për shkak të këtij problemi edhe ka kërkuar transferim në Shkodër.

“Lajmin e mora në 5 të mëngjesit nga nipi im. Më thanë ka bërë aksident nuk ma treguan të vërtetën. Pastaj kur u afruam më thanë që e kanë vrarë. Me djalin hëngrëm darkë, ishte i qetë. U zgjua herët e iku në Rinas mori një mikun e tij që vinte nga jashtë dhe e çoi në Shkodër. Kur u kthye për të ardhur në shtëpi ndodhi ngjarja. Jam i tronditur. Nuk e di nga se ka ardhur. Nuk kemi konflikte dhe as gjak me njeri.

Djali ishte i fejuar. Ndoshta konfliktet janë të punës. Më ka thënë se para 2 vitesh ka pasur një përplasje me dikë në Lezhë, sepse djali ka zbatuar ligjin. Nga kjo kërkoi transferim në Shkodër. Mbase është ky konflikt, nuk e di. I bëj apel policisë ta zbardhë ngjarjen. Ta gjej kush ma vrau. Ai nuk ngjallet më, por është një lloj lehtësimi për mua”,– shprehet babai i Xhuljo Prelës.

Takimi i fundit pak orë para vrasjes, babai i policit: Xhulio nuk fliste shumë për punën, kishte pasur presione, por…

Martin Prela, tha se hera e fundit që e ka takuar të birin ishte mbrëmja e të premtes, pak orë para ngjarjes, ku kanë darkuar së bashku.

Aty djali i ka thënë babait itenerarin që do ndiqte. Xhulio do të merrte në aeroportin e Rinasit një mik dhe do të kthehej, por pas atij momenti, familja Prela mori lajmin e kobshëm.

Babai i djalit thotë se si familje nuk kanë hasmëri, por që i biri kishte disa presione për çështjet që ishin mbyllur me kohë.

“E kam takuar mbrëmë, kemi ngrënë darkë bashkë dhe është nisur për në Rinas. Më tha do vete më marrë një mik në Rinas me çu në shtëpinë e tij në Shkodër. Ai është nisur diku rreth orës 00:00 dhe më duket se nga ora 01:00 do vinte ai miku me avion. Nuk kemi dyshime te miku që ka pritur, asnjë lloj të keqe nuk njohim, nuk kemi as hasmëri. Ai nuk fliste shumë për punën në shtëpi, mua s’më ka dhënë ndodhje shqetësim në punë, s’ma merr mendja të kishte shqetësime në punë por edhe ndoshta kush e di. Kishte disa presione për çështjet që ishin mbyllur me kohë. Nga policia nuk ka thënë asnjë. Mua më kanë pyetur dhe të njëjtën informacion i kam dhënë, mikun që ka pritur nuk kemi asnjë lloj dyshimi, se nga ka ardhur nuk dimë gjë”, tha i ati për Report Tv.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular