BallinaAktualitetTRAGJIKE/Covid-19 i merr jetën Kasem Hysenbelliut, biznesmen dhe pronar mediash

TRAGJIKE/Covid-19 i merr jetën Kasem Hysenbelliut, biznesmen dhe pronar mediash

Kasem Hysenbelliu, biznesmeni dhe pronari i medias Fax News nuk jeton më. Lajmi tragjik bëhet me dije mëngjesin e sotëm.

Vetë televizioni në pronësi të tij njofton lajmin e kobshëm, se biznesmeni i njohur ka ndërruar jetë pas disa ditësh betejë me Covid-19.

Presidenti i Fax News u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Turqi, ku ishte duke u kuruar prej disa javësh, e ku nuk mundi që të fitonte dot betejën me Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekve dhe lutjeve të familjarëve, miqve dhe të gjithëve atyre që e kanë njohur.

Kjo është një ditë e dhimbshme për Fax News dhe Faxweb, teksa i gjithë stafi i televizionit dhe webit që ai themeloi i shprehin ngushëllimet familjes së presidentit Hysenbelliu.

Hysenbelliu themeloi dhe administroi TV Fax News që nga Tetori 2017, ndërsa sot është dhe 4 vjetori i krijimit të Faxweb.al, që daton në treg që nga data 5 Dhjetor të 2016-tës.

Zoti Hysenbelliu themeloi të parin TV të pavarur në vend, teksa Fax News u shndërrua në zërin e njerëzve të thjeshtë.

Presidenti i Fax News që prej fillimit të pandemisë ka qenë një nga njerëzit më të kujdesshëm sa i takon masave parandaluese të përhapjes së Covid 19, por duket se ky virus na tregoi edhe njëherë tjetër se nuk kursen askënd.

Perposa karrieres se tij. Hysenballiu ka qene drejtor i gazetes Panorama i Grupit mediatik News 24 dhe Gazeta Shqiptare si dhe aktualisht pronar i FAX News

startnews.al i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Hysenbelliu, për humbjen e të shtrenjtit të tyre.

Vijon..

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular