BallinaAktualitetMoti i keq përfshinë Shqipërinë pasdite, shtrëngata dhe reshje shiu, qytetet që...

Moti i keq përfshinë Shqipërinë pasdite, shtrëngata dhe reshje shiu, qytetet që rrezikohen

Reshje e shiu pritet të prekin gjithë territorin e Shqipërisë pasditen e së dielës dhe gjatë ditës së hënë. Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave reshjet do të jenë të nivelit mesatar, por ato tdo të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.

“Sot pasdite (e diel, dt. 06) dhe nesër (e hënë, dt. 07) priten reshje mesatare në shumicën e qarqeve. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin”, bën me dije IGJEUM.

Reshjet më të dendura priten në qarqet Lezhë, Shkodër, Durrës, Tiranë, Gjirokastër, Elbasan, Fier dhe Vlorë, por sërish ato mbeten në nivelin mesatar, duke mos krijuar rrezik përmbytjesh.

Ndërkohë temperaturat do të variojnë: në bregdet: 11 / 15 °C; në vendet e ulëta: 11 / 14 °C; në vendet malore: 5 / 8 °C.

Njoftimi i plotë

PARASHIKIMI METEO
————————–
RESHJET
Sot pasdite (e diel, dt. 06) dhe nesër (e hënë, dt. 07) priten reshje mesatare në shumicën e qarqeve. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt. 07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 15 °C
në vendet e ulëta: 11 / 14 °C
në vendet malore: 5 / 8 °C
ERA
Sot pasdite (e diel, dt. 06) dhe nesër (e hënë, dt. 07) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.
ZJARRET NË PYJE
———————-
Sot pasdite (e diel, dt. 06) pritet nivel “I MODERUAR” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel “S’KA RREZIK”. Nesër (e hënë, dt. 07) pritet nivel “S’KA RREZIK” në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Moti i keq përfshinë Shqipërinë pasdite, shtrëngata dhe

Moti i keq përfshinë Shqipërinë pasdite, shtrëngata dhe

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular