BallinaBotaCOVID/ Bavaria gjermane masa të ashpra, dalja jashtë shtëpisë lejohet vetëm...

COVID/ Bavaria gjermane masa të ashpra, dalja jashtë shtëpisë lejohet vetëm…

Shteti gjerman i Bavarisë, i cili ka vdekshmërinë më të lartë nga COVID-19, njoftoi sot se do të shtrëngojë masat kufizuese nga e mërkura e ardhshme.

Sipas Reuters, kryeministri bavarez, Markus Soeder, tha se qytetarët do të lejohen të largohen nga shtëpia vetëm për ndonjë arsye të fortë. Ai shtoi se do të fuste disa masa relaksimi gjatë Krishtlindjeve, por jo për Vitin e Ri.

Dhe ndërsa Gjermania e përballoi mirë epideminë gjatë marsit dhe prillit, ajo tani po përballet me një valë të dytë më vdekjeprurëse të përhapjes së infeksionit dhe ka futur një bllokim më të lehtë që nga fillimi i nëntorit.

Bllokimi përfshin kufizime në tubimet publike dhe restorantet dhe baret në ambientet e mbyllura.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular