Koronavirusi i merr jetën inxhinierit Armand Spathara në Berat. Ai ishte pjesë e OSHEE-së prej disa vitesh, ndërsa prej disa ditësh ishte i shtruar te Sanatoriumi, spitali Covid-2, në intubim ku nuk mundi që të fitonte luftën me sëmundjen duke ndërruar jetë.
“Armand Pellumb Spathara u largua sot nga jeta prej virusit Covid 19 befasisht , duke lënë trishtim mes nesh. Nje Inxhinier profesionist , nje mik i mirë, por mbi të gjitha gjithmone i qeshur. Me nje eksperience prej me shume se 20 vite ne drejtorine e OSHEE Berat, do të kujtohet gjithmone për kontributin e dhene në sektorin e dispecerise. I shprehim ngushëllime të sinqerta familjes dhe bashkohemi me dhimbjen e tyre. Qofsh i parajses Mandi” shkruan OSHEE.