BallinaAktualitetLaboratori në Laç, 30 sekonda për përgjigjen e testit të Covid! ...

Laboratori në Laç, 30 sekonda për përgjigjen e testit të Covid! Laborantja: Dukesh nga çehrja që ke covid

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e një laboratori privat në Laç i cili për 30 sekonda të nxjerr përgjigjet e analizave të gjakut komplet dhe 20 min të proteinës reaktive.

Në këtë situatën epidemike të gjithë laboratorët në vend të licensuar apo jo, marrin përsipër të bëjnë analizat e paketës Covid-19, duke abuzuar në kurriz të pacientëve.

Laboratori në Laç, 30 sekonda për përgjigjen e testit

Gazetarët e Fiksit morën një informacion se një laborator në Kurbin i bënte analizat e gjakut për 30 sekonda.  Menjëherë ata u drejtuan në  qendrën shëndetësore Laç. Gazetarja e Fiksit u prezantua si një banore e re me simptoma covid,  dhe mjekja e familjes u tregua e gatshme ta vizitonte dhe ndihmonte.

Duke iu përmbajtur  protokollit të pandemisë mjekja e  këshillon të bëjë analizat përkatëse në shtet dhe dy analiza të cilat bëhen vetëm në privat, PCR dhe D-Dimer.

Në këto kushte gazetarët e Fiksit i drejtohen laboratorit Amaris për të bërë analizat e gjakut. Në kushte të papërshtatshme gazetares së Fiksit i merret gjaku nga personeli i klinikës. Laborantja gjatë gjithë procesit të marrjes së analizës së gjakut nuk përdor doreza dhe as veshje kundër covidit.

Laboratori në Laç, 30 sekonda për përgjigjen e testit

Ajo shpjegon se analizën e D- Dimer nuk mund ta bënte atë ditë pasi klinika kishte mungesë të kiteve, por i premton se nëse do të gjente një të tillë do i telefononte për ta lajmëruar. Ndërkohë që bëhej ky diskutim midis gazetares dhe laborantes , brenda 30 sekondave doli përgjigja e analizës së gjakut komplet. Kurse për analizën e PCR laboratorit iu deshën vetëm 20 minuta për të nxjerrë përgjigjen.

Laboratori në Laç, 30 sekonda për përgjigjen e testit

Po atë ditë, në darkë laborantja telefon gazetaren e Fiksit  dhe i thotë që të paraqiten të nesërmen në klinikë  për të marrë edhe  përgjigjen e D-Dimer sepse e  kishte gjetur  kitin.

Me marrjen e përgjigjeve të analizave Fiksi drejtohet mjekes së familjes për të parë rezultatin. Mjekja  në bazë të analizave  shprehet se gazetarja e Fiksit  po kalon një gjendje virale, pasi eritrosedimenti  është i rritur dhe mbi normë.  Ajo gjithashtu  del në këtë konkluzion pasi edhe dy parametra te tjerë janë të rritur, PCR  është e rritur ndërsa D-Dimer është në kufirin më të lartë. Pra sipas saj ,në bazë të këtyre analizave  pacientja është duke kaluar një infeksion, ndoshta viral.

Laboratori në Laç, 30 sekonda për përgjigjen e testit

Pas marrjes së përgjigjes së analizave nga Laboratori Amaris, Fiks Fare ju drejtua një tjetër laboratori të akredituar nga Ministria e Shëndetësisë për analizat e Covid-19. Brenda  24 orëve, gazetarja e Fiks Fare kreu në këtë laborator të njëjtat analiza që kreu tek laboratori Amaris në Laç. Përgjigja e analizave ishte e ndryshme nga ajo e laboratorit Amaris. Eritrosediment në laboratorin Amaris, gazetares së Fiksit i doli  20, ndërkohë që në laboratorin tjetër vlerat e Eritrosedimentit ishin brenda normës, 5. Pra Eritrosedimenti u ul në laboratorin e akredituar për analiza te covid 19.

Laboratori në Laç, 30 sekonda për përgjigjen e testit

Po kështu edhe vlerat e PCR u ulën dhe shkuan 1,65

Vlera e D-Dimer i cili në laboratorin Amaris doli në kufirin më të lartë,  427,28 ,në laboratorin e dytë,vlera e D-Dimer doli 210.

Fiks Fare për të marrë një përgjigje sa më të saktë iu drejtua Poliklinikës së Specialiteteve nr. 1 në kryeqytet.

Laboratori në Laç, 30 sekonda për përgjigjen e testit

Mjekja laborante Irma Dallaku në një intervistë për Fiks Fare shpjegon procesin e analizimit të gjakut. Sipas saj, procesi I analizimit të gjakut për analizën “gjak komplet”  zgjat minimumi 30 min , ndërsa rezultati i Eritrosedimentit jepet për 60 min-90min

“Sa i përket gjakut komplet nga momenti i marrjes së gjakut deri në realizimin përfundimtar kërkon një kohë jo më shumë se gjysmë ore, pavarësisht aparaturave parimi i procedurës është i njëjtë, për Eritrosedimentin kërkon një procedurë gati 1 orë nga momenti i marrjes së analizës. Për sa i përket ekzaminimit të PCR na duhet minimalisht 1 -1 orë e gjysmë” shpjegon mjekja  ndërkohë që gazetarët e Fiksit këto  analiza i morën brenda 20 minutave në laboratorin Amaris.

Laboratori në Laç, 30 sekonda për përgjigjen e testit

Gjithashtu ajo tregon se është e çuditshme që të ndryshojnë vlerat e analizave për një pacient të shëndoshë brenda 24 orëve

Ndërsa në rastet e pacientëve të prekur nga covid, këto vlera mund të rriten brenda 24 orëve,por jo të ulen kaq shpejt.

Laboratori në Laç, 30 sekonda për përgjigjen e testit

Pra nga ana mjeksore vlerat e PCR dhe të D-Dimer që laboratori Amaris i nxori të larta, kurrsesi nuk mund të uleshin brenda 24 orëve, pa trajtime  mjekësore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular