BallinaKronikeHumbi miken në aksidentin e frikshëm në Kamëz, 19-vjeçarja shfaqet e fashuar...

Humbi miken në aksidentin e frikshëm në Kamëz, 19-vjeçarja shfaqet e fashuar dhe shpërthen në lot (FOTO)

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e datës 5 dhjetor në Kamzë, ku humbi jetën tragjikisht 22-vjeçarja Alida Spahiu dhe mbeti e plagosur  19-vjeçarja Deni Doku.

Një automjet me shpejtësi të lartë është përplasur me dy mjete të tjera. Si pasojë goditja ka rezultuar fatale për 22-vjeçaren.

2 vajzat ishin mike me njëra-tjetrën dhe ishin në të njëjtën makinë. Deni Doku ka përlotur rrjetin me dedikimet për miken e saj të zemrës. Në një prej reagimeve në ‘Tik Tok’, ajo shfaqet me dorën e fashuar dhe e përlotur, teksa kujton shoqen.

“Nuk e di nga t’ia nis dhe si t’flas për këtë person kaq të rëndësishëm për mua. Motra ime. Nuk e pranoj dot humbjen tënde . Me duket sikur po më pret në shtepi ashtu siç më prisje ti gjithmonë! Alida Ti je pranë meje , Ti do jesh gjithmonë pjesë e shpirtit tim. Pjesë e zemrës time e trupit tim . Je e pandashme , je pranë meje .

Gjithmonë do të mbetesh e tillë Alida ime, asgjë s’mund te na ndaje as ajo nate e zezë, as fati tmerrues, as ajo skëterrë që më tronditi fort. Asgjë. Je këtu me mua. U prefsh nëpaqe shpirt i bardhë. Jeta ime është e jotja dhe është mbyllur aty ku u përfundua e jotja. Lujla më e bukur e parajsës , të dua”, shkroi ajo në Instagram.

Humbi miken në aksidentin e frikshëm në Kamzë,

Humbi miken në aksidentin e frikshëm në Kamzë,

Humbi miken në aksidentin e frikshëm në Kamzë,

Humbi miken në aksidentin e frikshëm në Kamzë,

Humbi miken në aksidentin e frikshëm në Kamzë,

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular